Ish-deputeti, i pandehur/ SPAK zbardh akuzat: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun

Ish-deputeti, i pandehur/ SPAK zbardh akuzat: Arben Ndoka planifikoi vrasjen e vëllezërve Bami me Arian Turkun

Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të një grupi të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi, të pandehurit Ervis Martinaj, Samuel Ndoka, Jozi Kraja, Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli), Marklen Haka (alias Marklen Aliu), me të pandehur të tjerë të dërguar më parë për gjykim në kuadër të proçedimeve penale nr.59/1, të vitit 2022 dhe nr.59/2, të vitit 2022, si dhe shtetas të tjerë të paidentifikuar, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve, Durim Bami dhe Valter Bami.  Të pandehurit Arben Ndoka dhe Arian Tuku, në bashkëpunim me të pandehur të tjerë, të dërguar më parë për gjykim në kuadër të procedimit penale, nr.59/1, të vitit 2022, ndihmuan  më 3.7.2020, të pandehurin Aldo Avdyli (alias Elidon Avdyli),  për kalimin e paligjshëm të kufijve. I pandehuri hyri në territorin e Shqipërisë nga Mali i Zi,...