Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta infermierja në moshë shumë të re, lë pas respekt dhe dhimbje
Një lajm i trishtë vjen nga qyteti i Vlorës, Kristina Kokaj infermerja e cila prej vitesh shërbente me përkushtim në Spitalin Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, është ndarë nga jeta në moshë të re. Kristina njihej për humanizmin, qetësinë dhe kujdesin e jashtëzakonshëm ndaj pacientëve, duke fituar respektin e kolegëve dhe komunitetit ku shërbeu. Për shumë vite ajo ishte simbol i profesionalizmit, korrektësisë dhe përkushtimit të pakushtëzuar, duke ushtruar detyrën me dinjitet, përulësi dhe dashuri të madhe për njerëzit në nevojë. Portali yne shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.