Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave të Ramës”/ Reagon deputeti Shehu: Projektvendim tinzar
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehu shqetësimin e tij të fortë për atë që e cilëson si një manovër të fshehtë të Qeverisë për të transformuar spitalin e Përmetit dhe vetë zonën e Përmetit në një qendër pritjeje për emigrantë. Shehu ngrit pyetje të drejtpërdrejta mbi arsyet pse po shtyhet përpara një projektvendim që, sipas tij, synon hapjen e qendrave të reja për ardhje nga Siria, Gaza dhe Libani, në një kohë kur spitali i qytetit prej vitesh ka nevojë për rikonstruksion, pajisje dhe funksionalizim të plotë në shërbim të qytetarëve. Sipas deputetit demokrat, ky projekt jo vetëm zhvesh Përmetin nga një shërbim jetik, por hap rrugë për përdorime të tjera të institucionit, të cilat ai i sheh...