Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Lojërat e fatit/Zbulohen 5 lokale në Korçë dhe Pogradec, arrestohen 2 administratorë
Policia ka zbuluar pesë lokale që organizoheshin lojërat e fatit në Korçë dhe Pogradec. Për pasojë janë arrestuar dy administratorë, si dhe janë proceduar 6 të tjerë, dhe punonjës. Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. L., 29 vjeç, banues në Korçë, administratori i lokalit, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati” dhe “Punësimi i paligjshëm”; E. M., 26 vjeç, banues në Pogradec, administratori...