Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Danimarka do të hapë ambasadë në Shqipëri, MEPJ: Po ndërtojmë lidhje më të forta
Danimarka ka njoftuar së deri në fund të vitit 2026, do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri. “Për të mbrojtur më së miri interesat e Danimarkës në këto kohë të pasigurta, Ministria e Punëve të Jashtme do të kryejë një numër rregullimesh organizative dhe kjo përfshin edhe hapjen e ambasadave të reja“-, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme daneze. Ndërkohë, ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila e cilëson si një moment të rëndësishëm të avancimit të dialogut dhe bashkëpunimit. “Shqipëria dhe Danimarka po ndërtojnë lidhje më të forta. Hapja e Ambasadës Daneze në Tiranë shënon një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit. Faleminderit Danimarkë për këtë vendim. Ai ilustron angazhimin danez ndaj partneritetit...