Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
EMRI – Ndërron jetë në QSUT i dënuari në burgun e Reçit, duhej të vuante 8 vite burg për vrasje…
Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin me 25 vite burg për masakrimin e bashkëshortes së tij shtatzënë, ka ndërruar jetë në QSUT. Ai kishte shfaqur probleme shëndetësore më 15 tetor dhe ishte transferuar në spitalin e burgjeve nga IEPV Shkodër (Reç). Më pas është transferuar në QSUT për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, por ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm (6 Dhjetor) rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Njoftimi: Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes...