“Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë”/ ‘Paqja Fiskale’, Xhixho: Edi Rama bën bashkë klientët dhe oligarkët

“Transparenca e saj prish pazaret e qeverisë”/ ‘Paqja Fiskale’, Xhixho: Edi Rama bën bashkë klientët dhe oligarkët

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaron se “Paqja Fiskale” është pazari i radhës që qeveria bën me klientët dhe oligarkët. Erisa Xhixho: Paqja fiskale është pazari i radhës që qeveria bën me klientët dhe oligarkët. Qeveria refuzon të bëjë publike të dhënat e debitorëve që do të përfitojnë prej saj, duke u fshehur pas justifikimit për konfidencialitet. Nuk është “konfidencialitet”, është strategji politike për të mbrojtur klientët dhe oligarkët! Ndërsa qytetarët paguajnë çdo detyrim, edhe për shërbime që nuk i marrin, listat e përfituesve të kësaj skeme mbetet sekret. Neni 25/1 i Ligjit për Procedurat Tatimore e thotë qartë: të dhënat e tatimpaguesve me detyrime të papaguara dhe me procedurë të nisur të mbledhjes me forcë NUK janë konfidenciale.Pra publikimi LEJOHET nga ligji....