Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Mbappé mund të thyejë një tjetër rekord të Ronaldos te Real Madridi
Kylian Mbappé po ecën fuqishëm në gjurmët e Cristiano Ronaldos, teksa po mban një mesatare prej më shumë se një goli për ndeshje, njësoj si portugezi në epokën e tij me fanellën e bardhë. Pas dopietës në “San Mamés”, francezi ka 30 gola dhe 7 asistime këtë sezon në 24 ndeshje. Ato ndahen: 25 gola e 4 asistime me Realin dhe 5 gola e 3 asistime me Francën. Kjo është nisja më e mirë sezonale e karrierës së tij dhe, duke shtuar shpërthimin që pati me Ancelottin sezonin e kaluar, Mbappé rrezikon tani një prej rekordeve më të forta të CR7; 59 golat e vitit 2013. Në vitin 2025, Mbappé ka shënuar 55 gola në 55 ndeshje, i mbeten edhe 5 ndeshje për ta barazuar...