Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina
Sipas raportit më të fundit të Kombeve të Bashkuara (UN World Population Prospects 2025), lindshmëria në shumicën dërrmuese të vendeve evropiane vazhdon të bjerë në nivele historikisht të ulëta, duke e vendosur kontinentin përballë një krize të thellë demografike. Monako është i vetmi vend në gjithë kontinentin që arrin nivelin e zëvendësimit të popullsisë me 2.1 fëmijë për grua. Të gjitha vendet e tjera mbeten nën këtë prag të domosdoshëm për stabilitet afatgjatë demografik. Rënia më e theksuar Në fund të listës qëndron Ukraina me vetëm 1.0 fëmijë për grua, një nga nivelet më të ulëta në botë, e ndikuar nga lufta, emigracioni masiv dhe pasiguria ekonomike. Italia, Spanja, Malta dhe Andorra renditen gjithashtu shumë poshtë, me norma prej 1.1–1.2, duke e bërë Evropën Jugore njërin nga rajonet me fertilitet më...