Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
E rëndë në Durrës/ I moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me sende të forta në kokë, 70-vjeçarja dërgohet te Trauma
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një i moshuar ka dhunuar me shkop druri bashkëshorten e tij. Policia njofton se pas marrjes së telefonatës, ka shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën. Në flagrancë u arrestua Ali Rroshi, 76 vjeç, autori i dyshuar të ngjarjes. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë. Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja...