VIDEO/ “Nëpër shkallë me shkop në dorë…”, Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

VIDEO/ “Nëpër shkallë me shkop në dorë…”, Tentoi të vriste bashkëshorten, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

pamje nga video e publikuar nga policia DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin mëngjesin e sotëm, ku një 76-vjeçar ka përfundur në prangat e policisë pasi ka tentuar të vriste me një send të fortë bashkëshorten e tij. Sipas bluve të Durrësit, rezulton se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 76-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, 70-vjeçe.  Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga policia, 76-vjeçari e ndjek bashkëshorten e tij 70-vjeçare me shkopin e drurit në dorë ndërsa ajo përpiqet të shpëtojë duke ikur me vrap nga shkallët e banesës së tyre. Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. Njoftimi: Durrës/ Tentoi të...