Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe në Pogradec të cilat ishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Nga ky aksion janë arrestuar dy administratorë lokalesh, në Korçë J. L., 29 vjeç, dhe në Pogradec, E. M., 26 vjeç. Ndërsa janë proceduar penalisht edhe 6 shtetas të tjerë, administratorë dhe punonjës të lokaleve. “Si rezultat i kontrollit të kryer, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Pogradec kanë zbuluar disa lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, ku organizoheshin lojëra fati. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. L., 29 vjeç,...