Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për propagandë të rreme dhe shkelje të rënda ligjore në punimet për ndërtimin e unazës së qytetit të Burrelit. Në një deklaratë publike, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar. Sipas saj, më 22 tetor Kryeministri publikoi në Facebook foto nga punimet drejt përfundimit të unazës, duke pretenduar se po hidheshin shtresat e fundit të asfaltit dhe se veprat e artit kishin përfunduar. Por, sipas PD-së, realiteti në terren është krejtësisht ndryshe. Vangjeli deklaroi se më 6 mars, ARRSH ka lidhur kontratë me kompaninë “Ulza shpk”, me subjekt mbështetës “ASI 2A CO shpk”, me vlerë 1.2 milion euro, për sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të Rajonit Verior...