Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive . Operacioni u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë, i cili kishte përshtatur një lokal për përdorim droge dhe për organizim të lojërave të fatit. Gjatë kontrollit të subjektit bar-kafe në përdorim të tij, shërbimet e Policisë sekuestruan: Një sasi lënde narkotike kanabis. Një valixhe me çipsa pokeri. Letra bixhozi, të përdorura për lojëra fati Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 39-vjeçarit u gjetën edhe: Një sasi tjetër kanabisi....