Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.