Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sot seanca për Nevzat Spahon, pritet dhënia e masës së sigurisë
Sot në orën 10:30 do të mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Nevzat Spaho, në lidhje me vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla gjashtë ditë më parë. Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar dje, më datë 05.12.2025, kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit për masën e sigurimit ndaj shtetasit N.S., me objekt “Vleftësim ndalimi, caktim mase sigurimi”. Seanca është caktuar të zhvillohet ditën e shtunë, më 06.12.2025, në orën 10:30, dhe do të mbahet me dyer të mbyllura. Dje Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit.