Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

Ktheu lokalin në bazë për drogë e lojëra fati, arrestohet 39-vjeçari në Vaun e Dejës! I gjenden edhe…(VIDEO)

VAU I DEJËS- Një 39-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pasi kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge dhe për lojëra fati.  Në pamje shihet edhe momenti kur Policia ka ushtruar kontrolle në bar kafen, ku u sekuestrua sasi kanabisi e fshehur në ambientet e lokalit, si edhe një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati.  Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 39-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis, fara të dyshuara kanabis dhe një mjet prerës (thikë).  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Vënia në dispozicion e lokaleve...