Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë: Rusia do shfrytëzojë çdo destabilizim
Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta shfrytëzojë atë, vlerësoi për Radion Evropa e Lirë analisti i Qendrës së Forenzikës Digjitale të Malit të Zi (DFC), Drashko Jabuçanin. Nga DFC-ja, në analizën e fundit lidhur me ndikimin rus, kanë tërhequr vëmendjen mbi strategjinë e shtetit ndaj vendeve që ndodhen në faza të ndryshme të integrimeve euroatlantike. Veçanërisht kanë theksuar ngjashmëritë në rastin e Malit të Zi dhe Moldavisë. “Ballkani Perëndimor dhe Moldavia në strategjinë ruse të destabilizimit shërbejnë të njëjtit qëllim: t’i tregojnë Perëndimit se levat e pushtetit dhe ndikimit janë ende në duart e Kremlinit, pavarësisht sanksioneve dhe izolimit politik”, theksoi Jabuçanin. Rusia ndodhet që pothuajse katër vjet nën sanksione, pasi nisi pushtimin e Ukrainës fqinje. Pavarësisht se cili shtet ka qenë...