Ja si ju falën 22 milionë euro, troje dhe ambiente Kolegjit Europian nga Rama, marrëveshja e fshehtë që fali paratë…

Ja si ju falën 22 milionë euro, troje dhe ambiente Kolegjit Europian nga Rama, marrëveshja e fshehtë që fali paratë…

Hetimi i Federica Mogherinit, ish-përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe nënkryetare e Komisionit Europian, bie veçanërisht në sy në Shqipëri, ku ajo për vite me radhë është parë shumë e afërt me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë socialiste. Mogherini ishte drejtuese e tre kampuseve të Kolegjit të Evropës, atij të Bryzhit, Natolin në Poloni dhe të Tiranës në Shqipëri. Hapja e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë u paraqit në publik si një “ngjarje historike”. Ky projekt ka qenë i inicuar dhe i shtyrë fuqimisht nga vetë Edi Rama dhe kabineti i tij, me prektestin si pjesë e vizionit për ndërkombëtarizimin e arsimit shqiptar. Një vit para hapjes zyrtare, gjatë Samitit BE–Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Tiranë në...