Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
VIDEO – Arrestohet 39- vjeçari nga Stajka, ja çfarë i gjeti policia e Shkodrës në lokalin në përdorim…
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “STAJKA”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 39 vjeç, banues në fshatin Stajkë. Gjatë kontrollit të një subjekti bar-kafe, në përdorim nga shtetasi A. P., në fshatin Stajkë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis, një valixhe me çipsa pokeri dhe letra bixhozi, të cilat përdoren për lojëra fati. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën edhe një sasi tjetër lënde narkotike kanabis,...