Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe…

Ibrahimaj prezanton strategjinë e re për lehtësimin e tregtisë/ Fokus te eksportet, transformimi industrial dhe…

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogun me komunitetin e biznesit, me synim lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare. Në këtë takim u prezantuan dy dokumenta strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit: Planin e Veprimit për reduktimin e barrierave jotarifore sipas neneve 34–36 të TFBE dhe Programin Kombëtar të Eksporteve 2025–2030. Plani i Veprimit synon të eliminojë procedura të panevojshme dhe barriera që kufizojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe duke përgatitur vendin për hapin e radhës në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, Programi Kombëtar i Nxitjes dhe Lehtësimit të Eksporteve vendos drejtimin për zhvillimin ekonomik të vendit...