Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

Operacion kundër lojërave të fatit në Korçë e Pogradec, në pranga 2 administratorë lokalesh, procedohen 6 persona të tjerë

KORÇË- Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në Korçë dhe në Pogradec të cilat ishin vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.  Nga ky aksion janë arrestuar dy administratorë lokale, në Korçë dhe në Pogradec. Ndërsa janë proceduar penalisht edhe 6 shtetas të tjerë, administratorë dhe punonjës të lokaleve.  Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.  NJOFTIMI I PLOTË Finalizohet operacioni policor i koduar “Qarku”  Zbulohen 5 lokale në qytetin e Korçës dhe Pogradecit, të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.  Vihen në pranga 2 administratorë lokalesh qytetin e Korçës dhe Pogradecit.  Procedohen penalisht 6 shtetas administratorë dhe punonjës në lokalet e...