Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“Lautaro, një nga sulmuesit më të mirë në botë. Nico Paz, e ardhmja është e tij”
6 Dhjetor 2025 9:52 Alfred Lleshi Juan Sebastián Verón, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, komentoi ndeshjen Inter-Como dhe duelin mes Lautaro Martínez e Nico Paz. Për kapitenin zikaltër tha: “Lautaro shënon në çdo mënyrë, luan për skuadrën dhe në zonë është vdekjeprurës. Ta markosh është shumë e vështirë. Tani ka edhe staturën e liderit, është një nga sulmuesit më të mirë në botë, bashkë me Haaland, Mbappé, Vinicius dhe Lamine Yamal”. Për Nico Paz u shpreh: “Është gjithmonë në vendin e duhur, në momentin e duhur. Kjo do të thotë se di ta lexojë aksionin dhe e ka futbollin në gjak. Në moshën 21-vjeçare nuk është e lehtë të jesh kaq i gatshëm. E ardhmja është e tij, por edhe tani është një...