“’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin

“’Arrestohet’ Diella/ Ryshfet në kriptomonedha, media kroate tallet me ministren e Ramës që do të luftojë korrupsionin

Në artikullin satirik thuhet se Diella u arrestua për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me synimin ndryshimin e tenderave qeveritarë… “Diella”, ministre e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, e para në Botë, u prezantua me bujë nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa lajmi bëri xhiron në mediat ndërkombëtare. Rama tha se përmes Diellës do të luftohej korrupsioni, veçanërisht në tenderat publikë. Por duket se ka ardhur koha që media të huaja të tallen me ministren e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, edhe pse në reagimin e fundit lidhur me të, Rama deklaroi me humor se “Diella ka mbetur shtatzënë dhe do të lindë 83 fëmijë, që do të ndihmojnë deputetët”. Fillimisht e zhvilluar si një asistente virtuale e integruar në sistemin e qeverisjes elektronike e-Albania, e projektuar për...