Sulmuesi/ Vedat Muriqi ka ndikim te Majorka më shumë se Mbape te Reali

Sulmuesi/ Vedat Muriqi ka ndikim te Majorka më shumë se Mbape te Reali

Në kampionatin spanjoll luan një kontigjent i rëndësishëm i lojtarëve shqiptarë, ku për Kombëtaren tonë spikasin Ivan Balliu, Marsh Kumbulla dhe Keidi Bare. Por në Spanjë luan dhe sulmuesi kryesor i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka të dhëna shumë të mira me skuadrën e Majorkës. Ndërkohë, sipas mediave spanjolle, sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, dhe Igor Thiago, janë shfaqur më vendimtarë me gola te skuadra e Majorkës dhe Brentfordit, sesa Erling Haland dhe Kilian Mbappe te Mançester Siti dhe Real Madridi. Kështu ka shkruar të premten mediumi “Besoccer”, duke bërë një krahasim mes sulmuesve. Mbape dhe Haland kanë qenë të pandalshëm me ekipet e tyre, por formë të lartë ka shfaqur edhe sulmuesi shtatlartë i “Dardanëve”, Muriqi. “Vedat Muriqi, lideri i sulmit...