Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Greqia përballet me përshkallëzim protestash: fermerët bllokojnë rrugë, autostrada dhe dogana Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një fazë edhe më të ashpër. Ndërsa protestat shtrihen në të gjithë vendin, të gjitha gjasat janë që javën e ardhshme Komiteti Panhelenik të vendosë koordinimin e veprimeve të mëtejshme. Qeveria greke deklaron se është e gatshme të dialogojë, por thekson se nuk do të tolerojë sjellje të dhunshme. Zëdhënësi i qeverisë, Pavlos Marinakis, tha se “dialogu nuk mund të zhvillohet kur shfaqen incidente serioze si ato jashtë aeroportit ‘Maqedonia’ në Selanik apo sulmet ndaj policisë”. Ai shtoi se ligji do të zbatohet pa asnjë përjashtim. Të premten pasdite, situata u tensionua pranë aeroportit “Maqedonia”...