Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Oklahoma vazhdon marshimin në NBA, Boston mposht Lakers, fitore “in extremis” për Orlando e Denver
Plot 12 ndeshje të luajtura sot në NBA, ku surprizat nuk kanë munguar. Kampionët në fuqi të Oklahoma fituan 132-111 ndaj Dallas. Tjetër ndeshje e shkëlqyer e Alexander Shai, që realizoi 33 pikë. Pa probleme fiton Boston, që mundi 126-105 Lakers, dy ekipe që konsiderohen pretendente për titull. Reaves realizoi 36 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërkohë që Broën me 30 pikë u dallua për Celtics. Fitore në sekondat e fundit për Orlando e Denver, që mundën respektivisht Miami dhe Atlanta. Për Orlando u dallua Wagner me 32 pikë, ndërsa për Denver shkëlqeu Nikola Jokic me 40 pikë. Fiton edhe skuadra e Cleveland, që falë 52 pikëve të dyshes Mitchell-Tyson, mundi 130-117 San Antonio. Zhgënjen sërish Milwaukee, që në fushën e tij u ndal...