Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Botërori 2026 / Duka flet pas shortit: Rruga e vështirë, por luftojmë deri në fund
6 Dhjetor 2025 8:11 Alfred Lleshi Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga “play off”-i, do të jetë pjesë e Grupit F me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha një prononcim për fshf.org, ku vlerësoi eventin dhe foli për kundërshtarët e mundshëm të kuqezinjve: “Ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Sot ishte dita e parë, pra organizimi i shortit dhe për këtë unë dua të falënderoj futbollistët e ekipit Kombëtar dhe stafin, që na e kanë bërë të mundur të ëndërrojmë për të qenë pjesë e këtij Botërori. Padyshim që rruga jonë është e vështirë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë kundër Polonisë...