Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çesk Fabregas mund të zëvendësojë Flikun te Barcelona ose Guardiolën te Siti
Adriatik BALLA Mediat italiane shkruajnë se Çesk Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flik te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Mançester Siti, dhe se ai ka pak gjasa të drejtojë një tjetër ekip në Serie A nëse ose kur vendos të largohet nga Komo. Ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës dhe Çelsit ka bërë një fillim mbresëlënës në jetën si trajner, duke ndihmuar Komon të ngjitej nga Serie B në sezonin 2023-24, megjithëse teknikisht si ndihmës, për shkak se në atë kohë nuk kishte licencat e plota të UEFA-s. Ai e udhëhoqi Komon drejt një vendi në top 10 në sezonin e tij të parë në Serie A dhe aktualisht po lufton seriozisht për një vend në Europë në sezonin 2025-26, duke...