Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Basketboll/ LeBron Xhejmsit i ndërpritet rekordi 18-vjeçar
Ecuria e jashtëzakonshme e LeBron Xhejms, ku në 1297 ndeshje të stinorit të rregullt në NBA shënoi 10 e më shumë pikë, është ndalur të enjten pas mesnate. Superylli i basketbollit u ndal në vetëm tetë pikë të realizuara në fitoren 123:120 të Los Anxheles Lakersit ndaj Toronto Raptorsit. Basketbollisti i Lejkërsit, i cili po luan në sezonin e 23-të në NBA, ndaj Raptorsit i shtoi edhe 11 asistime. Për herë të fundit kur Xhejmsi nuk realizoi pikë dyshifrore ishte janari i vitit 2007. Xhejms dështoi në gjuajtje nga loja e hapur duke realizuar vetëm katër herë në 17 tentime, ndërsa dështoi në pesë tentimet për tri pikë. Në muajin mars, Xhejms u bë basketbollisti i parë që shënoi 50 mijë pikë në sezonin e...