‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit

‘BYRON’ në tërheqje/ Reshjet e shiut zgjasin deri të shtunën pasdite, probleme në disa zona të vendit

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë pjesët lindore dhe jugore të Greqisë pritet të vazhdojnë deri të shtunën pasdite, sipas përditësimit më të fundit nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik. Megjithatë, stuhia “BYRON” po tregon shenja qetësimi, ndërsa paralajmërimi i kuq është ulur në nivelin portokalli dhe Buletini i Emergjencës është konvertuar në një buletin përkeqësimi të motit. Sipas të dhënave të fundit, priten shira dhe stuhi të forta lokale në: Maqedoninë Qendrore (Pieria, Imathia, Halkidiki) – deri në mëngjes Maqedoninë Lindore – deri në mëngjes Thesali – deri në mëngjes Kretë, Egjeun Lindor dhe Dodekanez – deri në mesditë Reshjet e shiut do të shoqërohen me breshër dhe erëra të fuqishme herë pas here. Moti i keq shkaktoi probleme të mëdha në Atikë, Lakoni dhe...