Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Flamurtari nis ngjitjen, por tifozeria besnike “Flota” kërkon largimin e drejtorit Pollozhani
5 Dhjetor 2025 22:44 Telesport Në Vlorë më në fund po gjejnë rrugën e duhur, sepse pas një fillimi tepër zhgënjyes të sezonit, në javët e fundit ka pasur përmirësim të dukshëm dhe fitorja në Rrogozhinë ishte sinjali i kthesës së madhe që presin tek Flamurtari. Edhe në Rrogozhinë ra në sy pjesëmarrja masive e tifozerisë kuqezi, me grupimin e njohur të ultrasve Flota Kuqezi që dominonte në stadium. Mbështetje pa kushte për lojtarët, kore edhe për Edlir Tetovën që ka pasur probleme shëndetësore ditët e fundit, por gjithashtu ra në sy një kor kundër Artim Pollozhanit. Drejtori sportiv i Flamurtarit është kthyer në “non grata” për Flotën, që ka disa javë që kërkon largimin e tij. Zanafilla qëndron pikërisht tek fillimi i dobët i...