Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Fëmijët rrezikojnë shkollën/ Dëmtimi i urës në Shkodër izolon mijëra banorë
Ura që lidh fshatrat Bleran dhe Bardhaj me njësinë administrative Rethina në Shkodër është dëmtuar rëndë prej disa ditësh, duke lënë të izoluar mijëra banorë të zonës. Mbi 150 fëmijë nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë, ndërsa komuniteti përballet çdo ditë me vështirësi të mëdha në lëvizje. Moti i keq i ditëve të fundit ka përkeqësuar gjendjen e urës, duke e bërë të pasigurt dhe të pakalueshme për mjetet. Autoritetet kanë ndaluar qarkullimin e automjeteve për shkak të rrezikut të shembjes së plotë të strukturës, ndërsa banorët detyrohen të ecin në këmbë për të shkuar në shkollë, në qendrën shëndetësore, apo për të marrë ushqimet e nevojshme. Banorët shprehen se ndihen të braktisur dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi ura është jetike për zonën....