Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Një lajm shumë i trishtë”/ 20 qendra azili në Shqipëri, Kalaja: Është blerje interesash…Jemi në gjendjen më…
E ftuar në një studio televizive, Adriana Kalaja akuzoi qeverinë se përmes planit për 20 qendra azili po kryen një lobim për blerje interesash, ndërsa vendi ndodhet në gjendjen më kritike të sigurisë juridike dhe të jetesës. “Është një lajm shumë i trishtë. Unë dhe ne të gjithë asnjëri besoj se nuk ka kompleksin e raportit që duhet të kemi me të huajt, por të bëjmë një analizë pas 2013 dhe sot, ku janë larguar për të emigruar rreth 1 milion banorë shqiptarë, ku ne jemi në gjendjen më kritike të sigurisë juridike por edhe sigurisë së jetesës në Shqipëri. Jo më shumë se dje morëm lajmin edhe të një fëmije tjetër. Kemi një polici inekzistente në raport me luftën ndaj krimit, në raport me...