Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Botërori 2026/ Zbulohen favoritët për të marrë trofeun
OPTA ka publikuar renditjen e favoritëve për Botërorin e vitit të ardhshëm, ku Spanja kryeson me 17% shanse për triumf. Skuadra iberike vlerësohet për mesfushën dhe strukturën e qëndrueshme të lojës. Franca renditet e dyta me 14.1%, ndërsa Anglia mban vendin e tretë me 11.8%. Argjentina, kampionia në fuqi, pozicionohet e katërta me 8.7%. Gjermania dhe Portugalia vlerësohen respektivisht me 7.1% dhe 6.6%. Brazili ka marrë vetëm 5.6% shanse, ndërsa Holanda 5.2%. Sipas OPTA-s, ekipet që vijnë nga play-off-et kanë një total prej 3.7% për të arritur deri në fitimin e turneut.