Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
I shqetësuar për Yamal, Flick: Ndaj tij bëhen faulle në 90 për qind të rasteve
Hansi Flick zgjodhi të flasë për Yamal. Trajneri siguroi se e pëlqen shumë faktin që anësori nuk bie kurrë në tokë kur futet në duelet një kundër një, pavarësisht se në 90 për qind të rasteve ndaj tij bëhen faulle. Ai shtoi gjithashtu se Fermín do të ketë minuta kundër Betis dhe se De Jong është gati të luajë pas gjendjes gripale, që e pengoi të martën. Eric García – “Është shumë mirë. E njeh klubin shumë mirë. E meriton, e meriton rinovimin. Është një lojtar shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes. Mund të jetë kapiten në të ardhmen, pse jo? Jep gjithçka për këtë klub”. Niveli – “Jemi shumë të kënaqur që po luajmë në këtë nivel. Besoj tek ekipi im, shoh cilësinë...