Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër

Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër

Kosova E Premte, 5 Dhjetor 2025 20:33 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”. Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor. Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: “qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”. “Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në...