Burimi:
Tesheshi.com
Foto © Tesheshi.com
Nëse Shqipëria shkon në Botëror, në cilin grup dhe me cilët rivalë?
Është mbajtur në mbrëmje shorti për 12 grupet e Kupës së Botës 2026, ku në rast se Shqipëria arrin të triumfojë ndaj Polonisë dhe të mposhtë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi në marsin e vitit të ardhshëm, atëherë do të jemi në Grupin F të Botërorit, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë. Dhe, nëse sigurohet “bileta” për këtë kompeticion, historia nis duke luajtur kundër Tunizisë. Ky turne ka një risi, pasi për herë të parë me 48 kombëtare. Do fillojë në 11 qershor dhe do mbyllet në 19 korrik të 2026-ës. SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë mikëpritëset e këtij Botërori amerikan.