Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Kosovës i buzëqesh fati, goglat i rezervojnë një grup të lehtë në rast kualifikimi në Botëror
Në Uashingon është mbajtur sot ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e Kupës së Botës 2026. Në rast kualifikimi, Shqipëria do të përballet me Hollandën, Japoninë dhe Tunizinë. Ndërkaq, fati është treguar më bujar me Kosovën. Në rast se do të kalojnë me sukses fazën “play off”, atëherë dardanët do të luajnë në një grup të një shkalle vështirësie jo të lartë. Kështu, në rast kualifikimi, Kosova do të luajë kundër SHBA-ve, Australisë dhe Paraguajit. Mbetet për t’u parë nëse shqiptarët do të arrijnë të përfaqësohen me të paktën një ekip në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/