Ceremonia e Kupës së Botës, presidenti i FIFA-s i jep çmimin e “Paqes” Donald Trump

Ceremonia e Kupës së Botës, presidenti i FIFA-s i jep çmimin e “Paqes” Donald Trump

Prej orës 18:00 ka nisur në “Kennedy Center” në Uashington, ceremonia e shortit për fazën finale të Kupës së Botës 2026. Në nisje të ceremonisë më të rëndësishme futbollistike në botë, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i dha çmimin e “Paqes” Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë përgjatë këtij viti në mbylljen e disa konflikteve botërore, duke nisur nga ai mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Indi-Pakistan, e deri te konflikti mes Izraelit dhe Palestinës. Në fjalën e tij presidenti Trump tha se është mjaft i lumtur që ka ndalur këto konflikte pasi janë shpëtuar miliona jetë njerëzish. “Është një nga nderimet më të mëdha. Para shumë fjalëve, ne kemi ruajtur shumë e shumë jetë. Në Indi–Pakistan në një mënyrë ose...