Atmosferë magjike/ Ndizen dritat, Korça nën dekorin festiv të festave të fundvitit

Atmosferë magjike/ Ndizen dritat, Korça nën dekorin festiv të festave të fundvitit

Korça është veshur mbrëmjen e sotme me atmosferën magjike të festave të fundvitit, pasi në qendër të qytetit u ndezën dritat dhe dekorimet festive që do të qëndrojnë ndezur gjatë gjithë dhjetorit. Pedonalja e qytetit janë zbukuruar me drita shumëngjyrëshe dhe pemët e ndriçuara, ndërsa të pranishëm ishin edhe qytetarë të shumtë. Ndërkohë, u zhvillua edhe një koncert me këngë për fëmijë.