Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës”/ Projekte të aprovuara, Kaso: Kryeministri, shpopulluesi më i madh
Deputeti demokrat, Ivi Kaso e cilësoi sot kryeministrin Edi Rama si shpopulluesin më të madh të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Kaso u shpreh Rama ka një projekt të turpshëm për vendin, bashkë me zakonin hileqar për të aprovuar çdo ide nga të huajt. Kaso tha se përmes këtyre akteve, Rama po e shtyn ripopullimin e vendeit drejt kombësive të tjera. “Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi...