Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Grupi që sjell zhgënjime historike, mallkimi i madh i Botërorit
Kupa e Botës është një aktivitet i cili shpesh është lidhur me histori të çuditshme. Dhe padyshim më e çuditshmja është ajo që i përket grupit të famshëm F. Historia tregon se asnjë përfaqësuese e cila e ka nisur turneun si pjesëmarrëse në Grupin F, nuk ia ka dalë të fitojë trofeun, edhe pse i ka shkuar shpesh afër. Që në vitin 1982, kur u zgjerua në 24 skuadra aktiviteti, u desh të rritej edhe numri i grupeve dhe u shfaq edhe Grupi F. Në atë grup u bë menjëherë pjesë Brazili i madh i Sokrates, favorit për turneun. Por u eliminua rrugës nga Italia. Katër vite më vonë, në Meksikë 1986, e kishte radhën Anglia e cila u eliminua nga Argjentina e Maradonës. Në...