“Asnjë mundësi abuzimi për përfitim”/ Koçiu apel për ndërtuesit: Plotësoni dokumentacionin e dosjes së kantierit

“Asnjë mundësi abuzimi për përfitim”/ Koçiu apel për ndërtuesit: Plotësoni dokumentacionin e dosjes së kantierit

Për të qartësuar procedurat e inspektimit në kantieret e ndërtimit, ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, ndoqi nga afër një rast të tillë, në zonën e Lundrës, ku dy inspektorë të IKMT-së, shpjeguan hollësisht fazat e kësaj procedure, dhe masat që merren kur konstatohen shkelje. Koçiu u shpreh se në kuadër të operacionit për verifikimin e ligjshmërisë së ndërtimeve në kantiere të ndryshme është bërë një punë voluminoze me rezultate të prekshme. “Gjatë kësaj periudhe IKMT ka inspektuar mbi 581 objekte, rreth 26 subjekte, që mund të duken si shifra të vogla, por është një punë voluminoze,” u shpreh ministrja. Duke folur për kuadrin ligjor sa u përket punimeve, Koçiu vuri në pah 3 ligjet që duhet të respektohen rreptësisht nga ndërtuesit. “Jemi këtu...