Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B

Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit amator FSHF Sunday League. Në Grupin A, Alpha CrossFit 9X9 regjistroi fitoren e 8-të radhazi, pasi mundi FC Confucius 2-0 dhe kryeson me pikë të plota, 24. Fitore në këtë grup regjistruan edhe Barrikada, Tigres, Luminesen, Immi, Happy Dent Center, FC Mallakastra dhe Friends Team. Barrikada dhe Tigres ndjekin me nga 21 pikë, tre më pak se kryesuesit Alpha Cross Fit. Në Grupin B, Dajti mposhti thellë Jata Market 7-1 dhe kryeson renditjen me 22 pikë. FC Domja, M&D, Legjendat TT, Ju Ar Plast, Coca Cola Tepelena dhe Albamer fituan gjithashtu ndeshjet e tyre. I vetmi takim që u mbyll në barazim ishte Primo MFC – Vila-L, me rezultatin 2-2. Në këtë grup, Domja...