Takimet e Salianjit, Strazimiri: Vibrim i mirë në PD, nga ana tjetër një “kufomë” pa debat…

Takimet e Salianjit, Strazimiri: Vibrim i mirë në PD, nga ana tjetër një “kufomë” pa debat…

Gent Strazimiri, në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, deklaroi se takimet e Ervin Salianjit me demokratët janë “personale dhe private” dhe shtoi se janë të shëndetshme për partinë dhe vendin. “Çdo takim, qoftë edhe me demokratët që nuk janë të organizuar në një strukturë, është takim personal dhe privat. Secili prej nesh zhvillojmë takime të tilla, përditë ose përjavë. Por, kurrë këto takime nuk kanë ngjallur interesin e mediave dhe kjo është interesante. Strukturat e PD-së po vibrojnë, nga baza deri në qendër, ashtu siç duhet të vibrojë një parti që ka demokraci brenda”, tha Strazimiri. “Sigurisht, ka edhe fenomene të tilla, ne po përjetojmë sigurisht një virulencë liderësh, kemi një superprodhim liderësh që mendojnë se i zgjidhin...