Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

Kalimi i emigrantëve të paligjshëm, Shqipëria vend tranzit/ Do ngrihen 20 qendra pritjeje në Vlorë, Gjirokastër e Korçë

20 qendra të reja pritjeje për emigrantët e paligjshëm do të ndërtohen në Shqipëri, të shpërndara në 3 qarqe kryesore të vendit, Korça, Gjirokastra dhe Vlora.  Këto qendra të reja pritet ngrihen gjatë periudhës 2026-2028 dhe parashikohet të akomodojnë emigrantë që kryesisht vijnë nga vende të pasigurta apo në krizë si Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani apo Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë si një vend-kalimi tranzit me destinacionin final vendet e Bashkimit Evropian.  Në dokumentin e depozituar tashmë në Kuvend, për Planin Kombëtar për flukset e përziera migratore për 3 vitet në vijim, parashikohet që qendrat pritëse do të jenë me kapacitet nga 100 deri në mbi 400 shtretër dhe synojnë të ofrojnë akomodim të menjëhershëm të migrantëve në kushte emergjente apo për t’u përballur...