Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Ilir Alimehmeti: Lëvizja e re nuk synon postin e kryetarit, PD duhet të pranojë ndryshimet
Ilir Alimeheti ka sqaruar për RTSH thelbin e lëvizjes së nisur prej tij dhe ish-deputetit Ervin Salianji. Ai nënvizon se takimet me bazën nuk janë agjendë personale apo të sponsorizuara nga pushteti por ka një synim të vetën, atë të hapjes së Partisë Demokratike dhe shndërrimit të saj në alternativë fituese. “Partia Demokratike ka nevojë të fuqizohet, ka nevojë të rritet, ka nevojë të bashkohet që çdo rrymë brenda saj ta thërrasë brenda, në mënyrë që si lidere e opozitës që është, të kthehet në alternativë qeverisëse një orë e më parë. Kjo është ajo çka ne po mundohemi të bëjmë”, deklaroi Alimehmeti. Për Ilir Alimehmetin, Partia Demokratike duhet të shfrytëzojë për një qasje të re të saj, zgjedhjet e brendshme që pritet të mbahen...