“Kërkojmë drejtësi”/ Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, prindërit: Eraldi nuk kthehet më

“Kërkojmë drejtësi”/ Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, prindërit: Eraldi nuk kthehet më

Në një intervistë ekskluzive kanë folur prindërit e Eraldo Xhejos, 14-vjeçarit që mbeti i vrarë nga një tjetër bashkëmoshatar në Maliq të Korçës në gusht të këtij viti. Babai i Eraldos, Edi Xhejo ka shpjeguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja dhe vë në dukje se as avokati por as ata vetë nuk kanë marrë një përgjigjie për ecurinë e çështjes. Edi Xhejo i drejtohet dhe gjyqtares së çështjes duke theksuar se duhen parë të gjitha detajet me imtësi dhe personat e përfshirë në këtë vrasje të mos qëndrojnë akoma të lirë. “Ne jemi prindërit e Eraldo Xhejo. Në Pirg kishte vajtur me shokët për t’u qethur, duke zbritur poshtë kishte takuar autorin. Mesa di unë, më duket se ishin zënë një vit më...