Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çështja Veliaj/ SPAK: 8 seanca gjyqësore të shtyra prej mungesave të pajustifikuara
SPAK ka ndarë këtë të premte një informacion sqarues mbi zhvillimet procedurale të çështjes penale nr. 27/2024, ndaj Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë të çështjes. Sipas SPAK-ut, nga 29 shtatori e deri më sot, janë shtyrë 8 seanca gjyqësore për shkak të mungesave të pajustifikuara të mbrojtësve të të pandehurve apo dhe kërkesave të padrejta të tyre,duke penguar përfundimin e gjykimit paraprak brenda afateve të parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale*. Sqarimi nga SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sqaron disa rrethana procedurale të cilat lidhen me gjykimin e çështjes penale në ngarkim në ngarkim të të pandehurit Erion Veliaj dhe të pandehurve të tjerë. Procedimi penal, nr.27 i vitit 2024 është dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme...